Sekretari i PD-së Flamur Noka ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa foli mbi vendimin e GJK që rrëzoi kryeministrin dhe mbajti në fuqi pezullimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut.
Noka theksoi se Rama dhe Balluku po e përdorin pushtetin për të bërë plaçkë dhe afera korruptive dhe nuk i ndahen duke u kacavjerrë pas karriges.
Noka: Shqetësuese, me këtë qeveri ka humbur çdo normë morale dhe etike. Nuk ndodh kurrë që në një qeverisje demokratike të jenë të gjithë të zhveshur nga normat morale dhe etike. Ka kacavjerrje pas karriges dhe pushtetit.
Këta e kanë shijuar aq shumë pushtetin sa ne të tjerët na duket çudi që kanë bastarduar çdo normë dhe moral. Pse në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij e pushtetit, blejnë vota dhe përdorin çdo mekanizëm për të qëndruar në pushtet. Pushteti për ta është plaçkë.
E kanë pushtetin plaçkë. Nga ky degradim moral dhe shoqëror, po implementohet edhe në institucionet e tjera të shtetit. Në vetvete kur imponohet degradimi, sjell destabilizimin e shoqërisë dhe vendit.