“Keni kyçur dokumentet e SPAK për Ballukun”, Peleshi i përgjigjet Shehut: Ju doni të rrisni klikimet, ju kujtoj se ka urdhër për të mos i bërë publike

Shqipëria

“Keni kyçur dokumentet e SPAK për Ballukun”, Peleshi i përgjigjet Shehut: Ju doni të rrisni klikimet, ju kujtoj se ka urdhër për të mos i bërë publike

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 10:38
Kuvendi

Kreu i Partisë Mundësia, dhe deputet i Kuvendit, Agron Shehaj, në nisje të seancës i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit si drejtues i Këshillit të Mandateve, duke i thënë se kanë “kyçur dosjen e SPAK për Ballukun”, duke thënë se do duhet që ta vënë në dispozicion.

“Ju keni kyçur dokumentet për Ballukun”, tha ai.

Ndërkohë Peleshi i kujtoi se ka urdhër nga SPAK që këto dokumente të mos bëhen publike.

“Ju thatë që materialet janë kyçur, unë do ta shtoj akoma më tepër dhe do kujtoj që gjithë deputetëve që kanë tërhequr materiale të mos i bëjnë publike se bëhet fjalë për një sekret hetimor, ka urdhër të prokurorit për të mos publikuar materialet dhe unë jam në zbatim të atij ligji ndërsa ju keni të drejtën tuaj të konsumoni politikë, të rrisni klikimet tuaja, por kjo nuk më intereson fare”, tha Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat