Xhoi Malësia ka kundërshtuar hapur deklaratën e Evis Kushit, lidhur me garantimin e reformës së drejtësisë që sipas kësaj të fundit, mbahet "në këmbë" nga PS.
Malësia u shpreh se kjo reformë është falë disa prokurorëve dhe gjyqtarëve të guximshëm për të cilët sot duhet ditur merita.
“Nuk jam fare dakord që reformën në drejtësi e garanton vetëm PS. Për mendimin tim reformën sot në drejtësi e garantojnë disa prokurorë dhe gjyqtarë të guximshëm dhe vendosmëria e partnerëve ndërkombëtarë për ta mbajtur në këmbë.
Pse e them këtë? E them sepse Ramën e kemi parë në një betejë tashmë frontale, me sistemin e drejtësisë. Ai pretendon se po i shkelet e drejta për pushtetin ekzekutiv.
Po të komentosh rrogat e gjyqtarëve a nuk po ndërhyn ti te një entitet tjetër që nuk të takon dhe së dyti nëse Rama është kaq i pakënaqur me shpërdorimet në sistemin e drejtësisë.
83 mandate i ka, le të shkojë në parlament dhe të bëhen ndryshime e nevojshme. E ka shumë të thjesht ta adresojë këtë problem.”- tha Malësia