Detaje të reja nga grabitja në Tiranë, rrëfehet autori sipërmarrës: Iu kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh

Shqipëria

Detaje të reja nga grabitja në Tiranë, rrëfehet autori sipërmarrës: Iu kisha punëtorëve 70 mln lekë borxh

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Detaje të reja mësohen në lidhje me grabitjen e ndodhur dje në 12 shkurt në Tiranë.

Autori 58-vjeçar B.F. ka treguar në polici se ka rreth 70 milionë lekë të vjetra borxhe të pa shlyera tek punëtorët, për shkak se ishte sipermarrës në fushën e ndërtimeve. Ai ka deklaruar se kishte zgjedhur të grabiste filialin e bankës, për shkak se kishte shkuar edhe herë të tjera aty kur kryente pagesat, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.

B.F, me origjinë nga Gramshi jetonte në Tiranë me familjen në një banesë me qira. Ai u afrua pranë bankës me automjetin e tij dhe pasi e parkoi aty pranë hyri i armatosur në filialin e bankës. Mësohet se roja i sigurisë private nuk ishte për momentin tek dera, por detektori sinjalizoi se B.F, që sapo u fut në bankë, kishte metal me vete.

58-vjeçari nxori menjëherë kallashnikovin nga çanta dhe qëlloi një herë në dysheme. Ai arriti të marë vetëm 8 milionë lekë të vjetra në njërën prej arkave dhe sapo doli tek dera u arrestua. Për armën e zjarrit ai deklaroi se e kishte që prej vitit 1997 dhe e mbante në banesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat