“Nisma ligjore e PS vjen nga një sulltanat”/ Salianji: Nuk po vendos ligji apo Kushtetuta, por…

Shqipëria

“Nisma ligjore e PS vjen nga një sulltanat”/ Salianji: Nuk po vendos ligji apo Kushtetuta, por…

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 21:07
Ervin Salianji

I ftuar në një studio televizive, ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke ngritur shqetësime për funksionimin e shtetit ligjor dhe barazinë para ligjit. Specifikisht duke folur për ligjshmërinë e pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Salianji u shpreh se po krijohet një hapësirë ku, sipas tij, nuk vendos ligji apo Kushtetuta, por një njeri i vetëm.

Ai e lidhi këtë situatë me frikën e kryeministrit Edi Rama për t’u përballur me drejtësinë.

Sipas tij, institucionet që janë ngritur së fundmi shërbejnë si “mbulesë”, ndërsa parimi themelor i barazisë para ligjit po dëmtohet.

Salianji solli si shembull rastet kur, sipas tij, kundërshtarët politikë përballen me pasoja ligjore, ndërsa personat e lidhur me qeverinë mbrohen.

Ai foli edhe për perceptimin e korrupsionit në vend, duke iu referuar raportit të Transparency International, dhe tha se situata është përkeqësuar.

Salianji e cilësoi këtë moment si një goditje ndaj shtetit të së drejtës dhe një zhvillim që, sipas tij, dëmton imazhin e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat