Kallanxhi paralajmëron qytetarët për hakerat dhe mashtrimet në internet

Shqipëria

Kallanxhi paralajmëron qytetarët për hakerat dhe mashtrimet në internet

Më: 22 shkurt 2026 Në ora: 11:17
Tomi Kallanxhi

Eksperti i teknologjisë Tomi Kallanxhi paralajmëron qytetarët për rreziqet që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale dhe lojërave online.

Sipas tij hakerat shpesh tentojnë të gjejnë foto ose video sensitive në profilet e përdoruesve për t’i shfrytëzuar më pas.

thekson se krijimi i profileve false në platforma si Facebook është bërë gjithnjë e më i vështirë, pasi institucionet si Policia Kibernetike dhe kompania Meta monitorojnë dhe mbyllin faqet e dyshimta. Megjithate shprehet se profilet false nuk janë gjithmonë të identifikueshme menjëherë, por mund të mbyllen shpejt nëse konstatohet aktivitet i dyshimtë.

Kallanxhi thotë se në lidhje me aktivitetet online, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e lojërave të fatit apo konkurseve dhe dhuratave online që duken shumë të mira për të qenë të vërteta pasi shumica janë mashtrime

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat