Në konferencën e mbajtur ditën e sotme në lidhje me dëmtimin e rrugëve në juglindje, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako u shpreh i gsatshëm për të bashkëpunuar me ARRSH-në e për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të zonës për të gjitha nevojat që ata kanë.
“Një nga misionet kryesore të mbrojtjes civile është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Jemi angazhuar dhe jemi në gatishmëri të plotë për të gjitha nevojat që do të ketë ky komunitet rreth këtij segmenti” theksoi Çako në fjalën e tij para të pranishmëve.
Gjithashtu Çako nënvizoi gatishmërinë e tij për të punuar dhe mbështetur punën e Autoritetit Rrugor Shqiptar e të gjitha institucioneve të tjera të cilat janë vënë në lëvizje për hapjen e këtij segmenti.
Fjala e plotë e Haki Çakos: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është vënë në dijeni për problematikën e krijuar për bllokimin e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas. Një nga misionet kryesore të mbrojtjes civile është jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Jemi angazhuar dhe jemi në gatishmëri të plotë për të gjitha nevojat që do të ketë ky komunitet rreth këtij segmenti.
Dua të theksoj se në dokumentin e vlerësimit të rriskut të përcaktuar me akt normativ, një nga fenomenet natyrore është edhe rrëshqitja, bllokimi i rrugëve apo rënia e orteqeve dhe në këtë rast jemi në rastin e një emergjeve të rrëshqitjes së masiveve, e cila do të dojë koordinimin e të gjitha institucioneve. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri të plotë për të mbështetur Autoritetin Rrugor dhe të gjitha institucionet e tjera deri në hapjen e plotë të këtij segmenti.