"Detaji në fillim të takimit të Bordit"/ Këlliçi: Rama, njeriu më i izoluar sa i përket prioriteteve amerikane

Shqipëria

"Detaji në fillim të takimit të Bordit"/ Këlliçi: Rama, njeriu më i izoluar sa i përket prioriteteve amerikane

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 21:41
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar mrbëmjen e sotme bisedën e shkëmbyer me kryeministrit Edi Rama dhe presidentit amerikan Donald Trump në takimin inagurues të Bordit të Paqes.

Në një dalje televizive, Këlliçi u shpreh se në atë bisedë ku ishte e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është folur për procesin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ndër të tjera, ai tha se Rama nuk është aspak në prioritetet amerikane dhe kjo sipas tij u pa në fillim të takimit të Bordit të Paqes, ku tha se Trump nuk pati asnjë koment për Ramën.

“Trump ka kërkuar sqarim në fund të takimit. Rama nuk përmendi në asnjë moment emra për Hagën, dhe Trump ka pyetur Osmanin çfarë problemi keni në Hagë. Është sqaruar se për kë bëhet fjalë dhe aty ka përfunduar biseda dhe interesi. Uroj që Trump të merret me atë çështje dhe ata katër heronj të kthehen në shtëpinë e tyre. Kaq ka qëne “show” që ka bërë Edi Rama.

Nga ana tjetër jua garantoj se sa i përket prioriteteve amerikane në vendin tonë, Rama është njeriu më i izoluar në rruzull. Mjafton të shihni fillimin e takimit të Bordit, vetem për një individ nuk pati koment, ky ishte Rama. Pati për sekretarin e përgjithshëm të partisë komuniste të Vietnamit për Uzbekistanin, e përfaqësues të tjerë të vendeve të vogla, për Ramën jo. Thelbi është se problemi i Ramës me Amerikën është shumë herë më i madh se sa ne mund ta perceptojmë”, u shpreh Këlliçi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat