Blushi: Kabineti “Diella 2” i Ramës i rrënuar nga korrupsioni! Bazamenti i kësaj kufomë-Qeverie i rrënuar, si Ura e Dragostunjës!

Shqipëria

Blushi: Kabineti “Diella 2” i Ramës i rrënuar nga korrupsioni! Bazamenti i kësaj kufomë-Qeverie i rrënuar, si Ura e Dragostunjës!

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 15:08
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmuar ashpër kabinetin e ri qeveritar të Edi Ramës, duke e cilësuar si “funeral politik” dhe të shkatërruar nga korrupsioni.

Sipas tij, ndryshimet e fundit në qeveri, të quajtura “Diella 2”, nuk janë reforma, por një makiazh mbi një regjim të rrënuar moral dhe politikisht, dhe e vetmja rrugë shpëtimi mbetet largimi i Kryeministrit.

Blushi kritikoi faktin se ndërkohë që një e treta e Shqipërisë mbeti e izoluar, pa rrugë dhe shërbime, qeveria shpalli zëvendësime të ministrave, të cilët sipas tij janë pjesë e klaneve dhe nuk kanë integritet apo autonomi, por firmosin vetëm për të mbuluar aferat e Ramës dhe për të vazhduar korrupsionin.

Ai akuzoi Kryeministrin se përdor këto emërime për të shpëtuar veten dhe për të mashtruar publikun, ndërsa vendi përjeton një krizë të thellë infrastrukturore dhe shoqërore. Blushi njoftoi gjithashtu një thirrje për protestë më 28 shkurt në Bulevardin e Tiranës, ku qytetarët do të kërkojnë largimin e qeverisë, duke e cilësuar këtë si betejë për shpëtimin e vendit nga korrupsioni dhe krimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat