Monopinatat dhe motorët elektrikë shkaktojnë aksidente të reja në Vlorë, të rinjtë përfundojnë në spital

Shqipëria

Monopinatat dhe motorët elektrikë shkaktojnë aksidente të reja në Vlorë, të rinjtë përfundojnë në spital

Më: 27 shkurt 2026 Në ora: 23:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Motorët elektrikë dhe monopatinat po përfshihen gjithnjë e më shpesh në aksidente në zonën e Lungomares në Vlorë.

Vetëm dy ditë më parë dy adoleshentë janë rrëzuar teksa lëviznin me monopatina në shëtitore, duke pësuar lëndime të lehta.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme një i ri është rrëzuar teksa drejtonte një monopatinë elektrike.

Si pasojë e rënies, ai ka marrë lëndime dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat