Tirana në flakë nga protestuesit – rriten tensionet, detajet e fundit

Shqipëria

Tirana në flakë nga protestuesit – rriten tensionet, detajet e fundit

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 10:30 Përditësuar në ora: 19:34 më 28.02.2026
Foto nga protesta

Protestuesit nisen drejt Policisë së Shtetit, autoritetet u bëjnë “bllokadë”, kordon policie në rrugë dhe makina ujëhedhëse

Ndërsa protestuesit e PD janë nisur nga Kryeministria drejt ambienteve të Policisë së Shtetit, në këtë institucion janë marrë masa për të mos avancuar më tej.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se është “aktivizuar” kordoni i policisë në rrugë si dhe janë pozicionuar makinat ujëhedhëse.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë hedhur disa bomba molotovë.

Nisin molotovët në protestën e Partisë Demokratike, protestuesit drejt Policisë së Shtetit

Teksa protestuesit u nisën nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit, janë hedhur disa molotovë.

Molotovët janë hedhur drejt koshave të mbeturinave të cilët kanë marrë flakë.

Protesta prihet nga Sali Berisha dhe eksponentët e tjerë të tjerë të PD. Protesta e sotme kombëtare nuk ka pasur fjalime, por është shoqëruar me thirrje me megafonë.

Merret udhëzimi i parë i protestës së opozitës, marshojnë drejt drejtorisë së policisë

Protestuesit kanë marrë udhëzimet e para dhe po përgatiten të nisen drejt ambienteve të drejtorisë së policisë, duke intensifikuar prezencën e tyre në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Në nisjen e protestës së opozitës pas mbërritjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, tubimi është hapur me himnin kombëtar. Më pas ka folur moderatori i tubimit, i cili mes ovacioneve ka deklaruar se “sot Tirana është e juaja, Rama në burg”.

Nis protesta e opozitës, moderatori i tubimit: Sot Tirana është e juaja, Rama në burg

Në nisje të protestës së opozitës, pas mbërritjes së kreut të PD-së, Sali Berisha, tubimi u hap me himnin kombëtar.

Më pas foli edhe moderatori i ngjarjes, i cili, ndërsa nxiste ovacionet e pjesëmarrësve, tha mes të tjerash: “Sot Tirana është e juaja, Rama në burg.”

Më pas protestuesit kanë vijuar me thirrjet “Rama ik”.

Protesta e PD para Kryeministrisë, Berisha i drejtohet bulevardit ku e presin mbështetësit demokratë

Sali Berisha ka dalë nga selia blu duke iu drejtuar bulevardit për të Kryeministria, aty ku është pikëtakimi me protestuesit.

Berisha është ndjekur nga mbështetës, por edhe nga eksponentë të tjerë të PD.

Kjo protestë e sotmja, është menduar të zhvillohet pa fjalime, ndryshe nga sa ka ndodhur në protestat e mëparshme kombëtare.

Protesta e Opozitës, 1500 efektivë në terren! Gati të nis tubimi

Opozita mban këtë të shtunë, duke nisur prej orës 18:00, protestën e pestë kombëtare kundër qeverisë. Ndryshe nga tubimet e mëparshme, këtë herë nuk do të ketë podium dhe as fjalime.

Protesta mund të marrë formën e një marshimi në rrugët e Tiranës dhe nuk përjashtohet mundësia e tensioneve duke qenë se ka pasur dhe në protestat e kaluara.

Sipas të dhënave nga terreni policia është shpërndarë në disa institucione, duke nisur nga Kryeministria, Ministria e Infrastrukturës, Selia e PS-së dhe të tjerë.

Ndërkohë, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, me mbi 1,500 efektivë të angazhuar dhe me barriera metalike të vendosura para Kryeministrisë.

Protesta e opozitës, policia “blindon” selinë e PS

Policia ka dislokuar forca pranë selisë së Partisë Socialiste këtë të shtunë, në kuadër të masave për protestën kombëtare të opozitës.

Po ashtu, siç shihet nga pamjet e Euronews, forca policore janë vendosur edhe pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Snajperë dhe autoblinda te Kryeministria, forca të shumta policie rrethojnë institucionet. Gjithçka po ndodh në Tiranë!

Opozita do të zbresë sërish në rrugë pasditen e kësaj të shtune, në orën 18:00.

Në fokus të tubimit mbeten skandalet e qeverisë, të lidhura me një sërë hetimesh të ngritura nga SPAK.

Pak minuta para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, situata para Kryeministrisë paraqitet jo problematike, ndërkohë janë ndërmarrë masa të forta sigurie nga Policia e Shtetit. Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike janë grumbulluar në selinë blu, ndërkohë që forcat policore kanë nisur pozicionimin në zonën qendrore të Tiranës.

Sipas burimeve, janë qindra efektivë policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje, me fokus të veçantë sigurinë e godinës së qeverisë, e cila është blinduar.

Policia ka marrë masa shtesë për skenarë të mundshëm dhune, përfshirë hedhjen e mjeteve piroteknike, ndërsa në tarracën e Kryeministrisë raportohet se janë vendosur snajperë.

Gjithashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz.

Do të ketë edhe disa autobotë me ujë që do të qëndrojnë pas Kryeministrisë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Qindra qytetarë nga Berati, Kuçova, Dimali, Skrapari dhe Poliçani nisen drejt Tiranës për protestën kombëtare

Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës por edhe qytetarë të thjeshtë, janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare që do të mbahet sot në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestues nga Berati, Kuçova, Dimali, Skrapari dhe Poliçani janë organizuar për të marrë pjesë në tubimin që do të zhvillohet në bulevardin kryesor, përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë.

Opozita kërkon me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe lejimin Shqipërisë për të hyrë në zgjedhje të lira e të ndershmë, të cilat me Edi Ramën kryeministër janë dëshmuar tashmë se nuk mbahe kurrët të tilla. Kjo protestë cilësohet si një moment i rëndësishëm për vendin, duke theksuar se “ora e ndryshimit është shumë afër” dhe se është koha që qytetarët të marrin fatin e vendit në dorë, shprehen përfaqësuesit kryesore të opozitës.

Në rang qarku, sipas organizatorëve, janë nisur mbi 210 automjete, ndërsa protestës i është bashkuar edhe një autobus me të rinj. Nisja e protestuesve u bë në mënyrë të organizuar nga një pikë karburanti në zonën e Moravës, në dalje të qytetit. Ndërkohë, disa mjete të tjera me protestues janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

Kryetari i degës së PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, deklaroi për Syri TV se çdo ditë po rritet numri i protestuesve nga rrethi i Beratit dhe i gjithë qarku që u bashkohen tubimeve të opozitës.

“Qëndresa jonë e detyroi Ramën të shkarkojë gjysmën e ministrave. Ne nuk do të ndalemi”, u shpreh Hasimetaj, duke theksuar se protestat do të vijojnë deri në largimin e qeverisë.

Demokratët e Fierit nisen drejt Tiranës, Baçi: Zëri i qytetarëve do të dëgjohet në shesh!

Demokratët e Fierit, së bashku me mbështetës nga Roskoveci, Mallakastra, Patosi, dhe zona përreth, janë nisur gjatë ditës së sotme drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës që do të mbahet pasditen e sotme në kryeqytet.

Organizimi është bërë si në mënyrë individuale, ashtu edhe i koordinuar nga strukturat lokale të partisë.

Deputeti i qarkut Fier, Luan Baçi, ka folur për mobilizimin e demokratëve dhe qytetarëve fierakë, duke theksuar se pjesëmarrja në protestë është një reagim qytetar ndaj situatës politike dhe ekonomike në vend.

Sipas tij, prania masive nga Fieri dhe zonat përreth tregon vendosmërinë për të kërkuar ndryshim dhe për të ngritur zërin kundër problematikave që, sipas opozitës, po rëndojnë jetën e përditshme të shqiptarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat