Zbardhen 2 djegie të qëllimshme të makinave në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi

Shqipëria

Zbardhen 2 djegie të qëllimshme të makinave në Pogradec: Arrestohet autori, shpallet në kërkim porositësi

Më: 1 mars 2026 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Pogradecit ka zbardhur dy djegie të qëllimshme të automjeteve në qytet, njëra e ndodhur në dhjetor 2025 dhe tjetra më 26 shkurt 2026.

Si rezultat i operacionit “The Last Fire”, u identifikua dhe u arrestua Julian Troka 38 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim porositësi i zjarrvënieve, Eno Flamuraj 38 vjeç, banues në Korçë. Të dy dyshohen se janë autorë të djegies së automjeteve në pronësi të A. M. dhe E. M., në lagjen nr. 1 të Pogradecit.

Gjithashtu, materialet hetimore u referuan në Prokurori për shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia njofton se veprimet hetimore dhe operacionale vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat