“Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht”, ARRSH: Kryhet shpërthimi i kontrolluar në dalje të tunelit të Llogarasë

Shqipëria

“Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht”, ARRSH: Kryhet shpërthimi i kontrolluar në dalje të tunelit të Llogarasë

Më: 2 mars 2026 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

 Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka kryer me sukses shpërthimin e kontrolluar, rreth një kilometër nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës.

Punimet u koordinuan me Policinë e Shtetit, ndërsa u bë menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Sipas ARRSH, qarkullimi i mjeteve do të vijojë normalisht.

“Ju informojmë se shpërthimi i kontrolluar i kryer sot, 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasës, ka përfunduar me sukses pa penguar trafikun. Puna u realizua sipas të gjitha standardeve të sigurisë. Tashmë qarkullimi i mjeteve vijon normalisht”, njofton ARRSH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat