Peleshi i mbylli mikrofonin, Berisha futet ‘live’ në Facebook dhe mban fjalim: Koha juaj ka marrë fund

Shqipëria

Peleshi i mbylli mikrofonin, Berisha futet ‘live’ në Facebook dhe mban fjalim: Koha juaj ka marrë fund

Më: 5 mars 2026 Në ora: 11:00
Sali Berisha

Sali Berisha nuk ka pranuar që të lirojë foltoren, edhe pse koha i mbaroi dhe iu kërkua që të ulen në karrigen e tij dhe të marrë fjalën për procedurë.

Berisha ka vijuar të qëndrojë në foltore i rrethuar nga deputetët e tij.

Ndërsa kryetari i Kuvendit vijon me rendin e ditës ku po votohen ndryshimet në kabinetin e qeverisë.

“Koha juaj ka marrë fund… “, thotë Berisha ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat