Pas miratimit në Kuvend të të gjitha ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.
“Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte, më 6 mars 2026, ora 10:00”, – bëhet me dije nga Presidenca.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në seancën e djeshme u miratuan të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, për 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime në poste ministrore.
Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë ishin ngritur në këmbë dhe kishin bllokuar foltoren e Parlamentit.
VOTIMI PËR EMËRIMET
1-Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër
2-Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër
3-Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 vota, pro 4 kundër
4-Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 vota pro, 6 kundër
5-Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 vota pro, 5 kundër
6-Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 vota pro, 6 kundër
7-Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, 82 vota pro, 4 kundër