Noka: Drejtor Tigri, patronazhisti i ‘Shokut Bido Miza’ nuk merr asnjë masë ndaj nxënësit që plagosi me th*kë nxënësin tjetër

Shqipëria

Noka: Drejtor Tigri, patronazhisti i ‘Shokut Bido Miza’ nuk merr asnjë masë ndaj nxënësit që plagosi me th*kë nxënësin tjetër

Më: 6 mars 2026 Në ora: 21:23
Arkiv

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Delvinë ky një nxënës është plagosur me thikë nga një tjetër nxënës.

Me një reagim në rrjetet sociale, Noka shkruan se drejtori i gjimnazit, Tigri Berberi është një patronazhist i deputetit Ardit Bido ose ‘Shoku Bido Miza’ siç e thërrasin banorët e Delvinës dhe nuk ka marrë asnjë masë ndaj nxënësit që ka qëlluar me thikë nxënësin tjetër.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Degradimi i shtetit fillon nga degradimi i shkollës
Shikoni ç'personazhe! Drejtor Tigri, nxënësi me thikë, babai me lekë dhe deputeti i PS, shoku Bido Miza.
Fillimisht, një BRAVO të madhe nxënësve të gjimnazit ‘Sulejman Delvina’ në qytetin e Delvinës, për guximin dhe kulturën qytetare që treguan!

Nxënësit bojkotuan mësimin dhe protestuan përpara Komisariatit të Policisë, sepse ndihen të pasigurt nga shoku i tyre i klasës dhe mbrojtja që i bëri Policia dhe drejtori i shkollës. Ky i fundit quhet Tigri Berberi dhe është një patronazhist i deputetit Ardit Bido ose ‘Shoku Bido Miza’ siç e thërrasin vendasit. Një patronazhist që i shikon nxënësit nga xhepat, sidomos ata që vijnë nga fshatrat, të cilëve u kërkon edhe vezë në këmbim të notës.

Për rastin e tij kam denoncime nga Delvina.

Lidhur me ngjarjen, 15-vjeçari u plagos me thikë në shpatull nga shoku problematik i klasës, por ngjarja është manipuluar për të lehtësuar autorin nga vepra. Drejtori i gjimnazit nuk mori asnjë masë disiplinore ndaj autorit, i cili ka shfaqur edhe më parë sjellje të rrezikshme për mjedisin shkollor dhe shoqërinë; duke vendosur në rrezik dhjetëra nxënës të tjerë.

Në foto Tigri Berberi dhe Bido Miza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat