Sherri nisi në lokal/ Si u plagosën me thikë tre të rinjtë në Bulqizë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Shqipëria

Sherri nisi në lokal/ Si u plagosën me thikë tre të rinjtë në Bulqizë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Më: 10 mars 2026 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Tre persona të plagosur me thikë kanë mbërritur mbrëmjen e së martës në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u përfshinë në një sherr në qytetin e Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur fillimisht brenda një lokali. Më pas të rinjtë kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar, por debati ka degraduar në përplasje fizike, ku është përdorur edhe thika.

Të plagosur kanë mbetur Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat