Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Sipas një postimi të ministrit në rrjetin social X , gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësia e kahershme ndërmjet dy vendeve.
Hoxha theksoi se SHBA mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë, ndërsa dy vendet vijojnë bashkëpunimin edhe në kuadër të NATO.
Në këtë kuadër, u diskutuan gjithashtu mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe sigurisë në rajon