Kanosi me armë zjarri ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj, në pranga 31-vjeçari në Borsh

Shqipëria

Kanosi me armë zjarri ish-bashkëjetuesen dhe familjarët e saj, në pranga 31-vjeçari në Borsh

Më: 14 mars 2026 Në ora: 19:38
Foto ilustrim

Një 31-vjeçar është arrestuar në Borsh pasi dhunoi dhe kanosi ish-bashkëjetuesen e tij.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së mirëorganizuar të shërbimeve të Policisë u bë e mundur kapja e autorit të kësaj  ngjarje.

Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat