Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dh*noi të birin

Shqipëria

Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dh*noi të birin

Më: 15 mars 2026 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë.

Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të cilën babai i tij dyshohet se ia kishte marrë shtetasit Sh. Sh., me qëllim blerjen e kësaj banese.

Policia njofton se po punohet për kapjen dhe identifikimin e këtyre shtetasve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat