GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Shqipëria

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Më: 18 mars 2026 Në ora: 11:53
Ilir Meta

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ku pjesë është edhe Monika Kryemadhi dhe tre të pandehur të tjerë.

Gjyqtarja e seancës paraprake, Irena Gjoka, mbylli javën e kaluar shqyrtimin e dosjes, pas një procesi 8-mujor, që kur SPAK dorëzoi kërkesën për gjykim ndaj Metës e Kryemadhit, të dy të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ajo ka rrëzuar të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave.

Ndërsa tani është tërhequr për vendim nëse do kalojë apo jo për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat