Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Maliq! Përplasen dy makina, raportohet për të lënduar

Më: 18 mars 2026 Në ora: 13:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Lumalas.

Sipas informacioneve paraprake, dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Ndërsa dyshohet për disa persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dhënien e ndihmës së parë dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat