Rritja e çmimit të naftës/ Ibrahimaj: Po monitorojmë situatën nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin

Shqipëria

Rritja e çmimit të naftës/ Ibrahimaj: Po monitorojmë situatën nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin

Më: 18 mars 2026 Në ora: 14:05
Delina Ibrahimaj

Në tryezën me furnizuesit e naftës për të përballuar situaën e krizës së krijuar për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh se situata po monitorohet në mënyrë të përditshme dhe se deri në këto momente nuk jemi në kushtet për mbledhjen e Bordit.

“Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve në tregun e karburanteve, por s’jemi të përqendruar vetëm aty.

Jemi duke monitoruar situatën e çmimeve në tërësi që të sigurohemi që nuk do të ketë abuzime nisur nga një situatë e paqartë në tregun e karburanteve.

Nëse ka luhatje në marzhet e fitimit, do të futemi në atë regjim pasi qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorit”, tha Ibrahimaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat