Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një prononcim nga Brukseli ku ndodhet në kuadër të 50-vjetorit të EPP.
Në prononcimin e tij, Berisha tha se samiti i EPP që do të mbahet ditën e nesërme është një ngjarje e rëndësishme në të cilën përcaktohen qëllimet.
Sa i përket raportit të PD me Partitë Popullore, Berisha deklaroi se është i shkëlqyer dhe këto parti kanë shprehur mbështetje të jashtëzakonshme.
Duke u ndalur te kryeministri Rama, Berisha u shpreh se ai nuk dëgjon më thirrjet që vinë nga Brukseli, por nga vendet e prapambetura të Afrikës.
“PD është anëtare e asociuar e EPP. Para 2 javësh një mision i gjerë ishte në Tiranë në mbështetjte të PD. Sot festohet 50-vjetori, nesër është samiti i zgjeruar, ku marrin pjesë kryetarët e partive të qendrës së djathtë dhe krerët e partive opozitare. Samiti një ngjarje e rëndësiseme që përcakton qëllimet e EPP. Raporti i PD me Partitë Popullore është i shkëlqyer, kanë shprehur mbështetjen e plotë. Mendoj se Rama nuk dëgjon më thirrje nga Brukseli, por nga vendet më të prapambetura të Afrikës”, tha Berisha.