Momenti kur policia “mësyn” në magazinën e mbushur me kanabis. Shpallet në kërkim pronari, drejtor i burgut të Rrogozhinës, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

Shqipëria

Momenti kur policia “mësyn” në magazinën e mbushur me kanabis. Shpallet në kërkim pronari, drejtor i burgut të Rrogozhinës, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

Më: 19 mars 2026 Në ora: 17:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka publikuar pamjet ku shihet momenti në të cilin ndërhyjnë në godinën e mbushur me kanabis, e cila rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Blutë njoftojnë se aty u gjetën 4000 bimë kanabisi, llamba, neonë dhe pajisje të tjera elektrike.

Në kuadër të operacionit “Kurtaj” u shpall në kërkim pronari i ambientit dhe përgjegjësi i OSHEE-së për Peqinin, për shpërdorim detyre.

“Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit B. H., i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit. Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.

Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat