Ekonomi: Ndikimi afatshkurtër i kësaj rritjeje mund të jetë pozitiv, qeveria në presion për të gjetur balancën

Shqipëria

Ekonomi: Ndikimi afatshkurtër i kësaj rritjeje mund të jetë pozitiv, qeveria në presion për të gjetur balancën

Më: 19 mars 2026 Në ora: 21:06
Milva Ekonomi

Milva Ekonomi, Sekretare e Programit në Partinë Socialiste, foli për situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Sipas saj, në një kohë krize çdo propozim duhet parë me kujdes dhe të ketë bazë të qartë ekonomike. Ajo u ndal te nevoja për balancë mes ndërhyrjes së qeverisë dhe ruajtjes së stabilitetit.

“Çdo propozim është i mirëpritur kur bën një sens ekonomik dhe një sens zhvillimor. Në një situatë krize duhet të kemi parasysh qëndrueshmërinë ekonomike dhe përgjegjësinë për të mbrojtur qytetarët.”-tha ajo.

Ekonomi renditi tre elementë që duhen marrë në konsideratë në këtë situatë: stabiliteti ekonomik, mbrojtja e popullatës dhe ndikimi i masave në kohë. Ajo shpjegoi se efektet e rritjes së çmimeve nuk janë të njëjta në çdo periudhë.

“Ndikimi afatshkurtër i rritjes së çmimeve të naftës mund të jetë pozitiv, por në afatmesëm është negativ për ekonominë. Kjo e vendos qeverinë në një presion për të gjetur balancën.”-shtoi Ekonomi.

Sipas saj, sfida kryesore mbetet gjetja e një rruge që ndihmon qytetarët pa dëmtuar ekonominë në tërësi. Vendimet duhet të jenë të menduara dhe të mos krijojnë pasoja më të mëdha në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat