Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se largimi i dy këshilltarëve nga grupi i PD në Bashkinë e Durrësit është bërë me kërkesë të degës lokale.
Në një sqarim, Noka bëri të ditur se kërkesa për përjashtimin e tyre ishte depozituar më herët nga strukturat e PD në Durrës, duke theksuar se vendimi është marrë mbi baza konkrete.
Noka u shpreh se, njëri prej këshilltarëve ka punuar për Partinë Socialiste gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025.
Ndërsa tjetri akuzohet për përfitime personale nga posti dhe bashkëpunim me këtë forcë politike.