U kallëzua nga ish-bashkëshorti se braktisi 3 fëmijët e mitur dhe u largua jashtë vendit, procedohet penalisht 30-vjeçarja në Lezhë

Shqipëria

U kallëzua nga ish-bashkëshorti se braktisi 3 fëmijët e mitur dhe u largua jashtë vendit, procedohet penalisht 30-vjeçarja në Lezhë

Më: 27 mars 2026 Në ora: 13:24
Policia

Një 30-vjeçare është proceduar penalisht në Lezhë.

Kjo pasi u kallëzua nga ish-bashkëshorti i saj, se kishte braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe ishte larguar jashtë vendit.

Njoftimi:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat