Plagë në shpatull, krahë dhe fytyrë/ Sherri në Korçë, të katër personat kanë përfunduar në spital

Shqipëria

Plagë në shpatull, krahë dhe fytyrë/ Sherri në Korçë, të katër personat kanë përfunduar në spital

Më: 28 mars 2026 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se janë katër persona të lënduar, mes tyre edhe Renaldo Xhixho, pronar i servisit të makinave.

Tre personat e tjerë kanë dëmtime njëri në shpatull dhe krah, tjetri me plagë në fytyrë dhe ndërsa i katërti është lënduar më pak.

Shkaku i sherrit mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat