Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli nga Kryesia e Kuvendit pas takimit të zhvilluar me përfaqësues të Asamblesë së Këshilit Europian.
Berisha tha se ishte një takim i hapur ku ai i kishte informuar përfaqësuesit e Asamblesë së KiE se anëtarët demokratë të parlamentit shqiptar nuk informohen për takimet e kërkuara.
Kryedemokrati u shpreh se Shqipëria ka pësuar kthimin pas më të madhin në 32 vite dhe për këtë kishte infomruar dhe përfaqësuesit e Këshillit të Europës.
“Me dy përfaqësues të Asamblesë së KiE, të ngarkuar nga kjo asamble si raporter në fazën e postmonitorimit. Patëm një takim të hapur ku unë informoava përfaqësueseit e Asamblesë së KiE se parlamenti shqiptar nuk njofton anëtarët e delegacionit për takimet e kërkuara nga anëtarët e delegacionit.
Miqtë e ardhur i informova se Shëqipqria ka pësuar kthmin pas më të madhin në 32 vite. Informova gjerësisht për zgjedhjet, se si këto zgjedhje u shndërruan në një farsë të shëmtuar elektorale. Se si Rama përdori gjithë administratën për të dhunuar zgjedhjet”, tha Berisha.