Reagimet nga Partia Demokratike vijnë pas disa rishikimeve të legjislacionit nga mazhoranca, të cilat sipas opozitës favorizojnë biznese të lidhura me qeverinë dhe cenojnë transparencën.
Deputeti Eno Bozdo e ka cilësuar miratimin e ndryshimeve për parqet teknologjike si një përfitim për kompani pranë pushtetit.
Ndërsa deputetja Ina Zhupa ka denoncuar kalimin e projektligjit për portet me procedurë të përshpejtuar, duke e quajtur atë antikushtetues.
Në dy konferenca për shtyp, demokratët kanë kërkuar respektimin e standardeve evropiane dhe procedura të qarta ligjore, duke theksuar nevojën për transparencë dhe mbrojtjen e interesit publik ndaj çdo ndikimi politik.