“Refuzoj të flas gjuhën standarde”/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste: Idiotësira për të tërhequr vëmendjen!

Shqipëria

“Refuzoj të flas gjuhën standarde”/ Spaho reagon pas deklaratës së deputetes socialiste: Idiotësira për të tërhequr vëmendjen!

Më: 12 prill 2026 Në ora: 11:06
Edmond Spaho

Debati për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore është përshkallëzuar, pas deklaratës së deputetes së PS, Marjana Koçeku, e cila u shpreh se refuzon të flasë në gjuhën standarde dhe preferon dialektin gegë.

Reagimi ka ardhur nga ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, i cili ka përdorur tone të ashpra dhe gjuhë kritike ndaj deklaratës së saj.

Spaho e cilësoi qëndrimin e deputetes si të papranueshëm për një funksionar publik.

Kjo duke theksuar se gjuha standarde është një arritje e rëndësishme kombëtare dhe nuk mund të vihet në diskutim në institucionet shtetërore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat