Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare, behët banor i Njësisë nr.2 në Tiranë!

Shqipëria

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare, behët banor i Njësisë nr.2 në Tiranë!

Më: 14 prill 2026 Në ora: 11:19
Eric Adams

Ish-kryetari i bashkisë së New Yourk-ut, Eric Adams pasi mori shtetësinë shqiptare është regjistruar si banor i njësisë numër 2 në Tiranë.

Po ashtu, Adams ka aplikuar edhe për t’u pajisur me mjet identifikimi, pasaportë dhe kartë identiteti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i Njësisë Administrative numër 2, Florian Pullazi ka ndarë disa foto të ish kryebashkiakut të New Yorkut.

Adams ka deklaruar se marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe  komunitetit shqiptar në SHBA.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat