Po peshkonte, por ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një person në Lezhë

Shqipëria

Po peshkonte, por ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një person në Lezhë

Më: 15 prill 2026 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Një shtetas ka humbur jetën pasditën e kësaj të mërkure në Lezhë.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një person ka qenë duke peshkuar pranë urës së “Prekanit” në Shënkollë dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Viktima është  ende i pa identifikuar.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat