Takimi Rama-Meloni në Romë/ Kryeministri: Asnjë qeveri italiane, s'ka pasur bashkëpunim kaq të ngushtë me Shqipërinë

Shqipëria

Takimi Rama-Meloni në Romë/ Kryeministri: Asnjë qeveri italiane, s'ka pasur bashkëpunim kaq të ngushtë me Shqipërinë

Më: 16 prill 2026 Në ora: 18:10
Pamje nga takimi

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga Roma, ku është takuar me homologen italiane Giorgia Meloni, duke dhënë një mesazh për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Rama vlerëson rolin e Italisë ndër vite, duke kujtuar se qeveritë italiane kanë qenë vazhdimisht pranë Shqipërisë gjatë tre dekadave të fundit.

Ai ndalet veçanërisht te bashkëpunimi aktual me qeverinë e drejtuar nga Meloni, që sipas tij ka sjellë një intensitet më të madh në projektet e përbashkëta.

Rama e përshkruan këtë fazë si një hap përpara në marrëdhëniet mes dy vendeve, me fokus te projekte konkrete dhe bashkëpunim strategjik.

Sipas tij, afrimi me Italinë përmes këtyre nismave pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e sigurisë në Shqipëri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat