‘‘Nisim projektin me BE-në për shërbimet parlamentare”/ Peleshi takon ambasadorin Gonzato

Shqipëria

‘‘Nisim projektin me BE-në për shërbimet parlamentare”/ Peleshi takon ambasadorin Gonzato

Më: 16 prill 2026 Në ora: 19:05
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim në ambientet e Kuvendit, ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi ka ndarë pamje nga takimi, ndërsa njofton edhe nisjen e projektit të tevjeçar “BE për Demokracinë”, që synon përmirësomin e veprimtarisë parlamentare.

“Në Kuvend, me Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato, përfaqësuesen e Zyrës Rajonale të Parlamentit Europian në Tiranë, Tatiana Mrazikova dhe ekipin e IDEA +7.

Përshpejtimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbështetet edhe nga rritja e bashkëpunimit të Kuvendit me Parlamentin Europian dhe programet e BE-së.

Fillimi i projektit trevjeçar “EU for Democracy”, financuar nga BE dhe zbatuar nga IDEA +7, do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të administratës së Kuvendit për fuqizimin e kontrollit parlamentar dhe modernizmin e shërbimeve parlamentare”,-shkruan Peleshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat