Vokshi ngre alarmin nga Strasburgu: Paratë e pista dhe narkoekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare, ndërhyrje urgjente

Shqipëria

Vokshi ngre alarmin nga Strasburgu: Paratë e pista dhe narkoekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare, ndërhyrje urgjente

Më: 24 prill 2026 Në ora: 10:29
Albana Vokshi

Pastrimi i parave dhe narko-ekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare dhe po përbëjnë rrezik për gjithë Evropën. Ky ishte paralajmërimi i deputetes Albana Vokshi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi theksoi se vetëm 1–2% e aseteve kriminale konfiskohen, ndërsa rrjetet e pastrimit të parave operojnë me mekanizma gjithnjë e më të sofistikuar dhe ndërkombëtarë.

Ajo vuri në dukje sektorin e ndërtimit si pikën më problematike në Shqipëri, ku investimet e mëdha nuk justifikohen nga kreditimi bankar dhe kërkesa reale në treg, duke ngritur dyshime për burime të paligjshme financimi.

Deputetja paralajmëroi për pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi, nga dobësimi i eksporteve te rritja e pabarazisë dhe emigrimit, ndërsa theksoi se fenomeni nuk mbetet brenda kufijve. “Paratë e pista që pastrohen në Shqipëri qarkullojnë lirshëm në Evropë, duke shtrembëruar tregun dhe konkurrencën,” u shpreh ajo. Në këtë kuadër, Vokshi kërkoi forcimin e mekanizmave për ndjekjen dhe konfiskimin e aseteve kriminale, duke e cilësuar ndërhyrjen si urgjente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat