“Shoqja Balluku mbylli aksin me kolona”/ Korreshi denoncon: Zgjidhja për ‘Kryqëzimin e Vdekjes’ vetëm 250 metra larg, por rri 20 vite në pritje

Shqipëria

“Shoqja Balluku mbylli aksin me kolona”/ Korreshi denoncon: Zgjidhja për ‘Kryqëzimin e Vdekjes’ vetëm 250 metra larg, por rri 20 vite në pritje

Më: 25 prill 2026 Në ora: 10:52
Korreshi

“Kryqëzimi i Vdekjes” në zonën “Pushimit të Shoferit” mbetet një nga pikat më të rrezikshme në rrugët kombëtare, ku prej vitesh regjistrohen aksidente me pasoja fatale.

Denoncimi është bërë nga deputeti Saimir Korreshi, i cili thekson se zgjidhja ekziston vetëm 300 metra larg: një mbikalim i ndërtuar, por i papërfunduar prej rreth 20 vitesh.

Sipas tij, mjafton ndërtimi i rrugëve lidhëse prej rreth 200 metrash në secilin krah për ta bërë funksional dhe për të eliminuar rrezikun.

Deputeti thekson se një investim minimal mund të shpëtojë jetë dhe të lehtësojë trafikun në këtë aks të rëndësishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat