Kryebashkiaku i Lezhës reagon pas humbjes së mjekut Anton Keçi dhe vajzës së tij 20-vjeçare

Shqipëria

Kryebashkiaku i Lezhës reagon pas humbjes së mjekut Anton Keçi dhe vajzës së tij 20-vjeçare

Më: 26 prill 2026 Në ora: 09:37
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për aksidentin e rëndë ku humbën jetën mjeku Anton Keçi dhe vajza e tij 20-vjeçare, Bora Keçi.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si një humbje të madhe që ka tronditur komunitetin, duke shprehur ngushëllime për familjarët.

Sipas tij, aksidenti ka sjellë dhimbje të madhe për të gjithë ata që e njihnin doktor Anton Keçin dhe vajzën e tij, e cila ishte studente në Mjekësi.

Kryebashkiaku i Lezhës ka shprehur solidaritet me bashkëshorten, djalin dhe prindërit e viktimës, në këtë moment të vështirë për familjen.

Postimi i plotë:

Një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme i mori jetën doktorit Anton Keçi dhe vajzës së tij 20-vjeçare, Bora Keçi, studente e mjekësisë. Një humbje e rëndë që ka tronditur të gjithë komunitetin.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidarizohem me bashkëshorten, djalin dhe prindërit e tij.

Ngushëllime! Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat