Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

Shqipëria

Stërvitje e përbashkët SHBA–Shqipëri me forcave speciale, Ambasada Amerikane ndan pamjet nga Zall Herri

Më: 27 prill 2026 Në ora: 19:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar në rrjetet sociale, pamje nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara dhe atyre shqiptare.

“Nën vëzhgimin e instruktorëve të Forcave Speciale të Shteteve të Bashkuara, operatorët e Forcave Speciale Shqiptare kryen një stërvitje intensive lëvizjeje dhe zbulimi në kompleksin e Regjimentit të Forcave Speciale të Zall Herrit këtë muaj”.

Nga stërvitjet e vazhdueshme që kanë kryer dy vendet, është vënë në dukje synimi për rritjen e kapaciteteve operacionale.

Sidhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat