LISTA/ SPAK jep konkluzionet për një pjesë të dosjes “Revanshi”, ja dënimet e kërkuara për Avdylin, Shullazin dhe të tjerët

Shqipëria

LISTA/ SPAK jep konkluzionet për një pjesë të dosjes “Revanshi”, ja dënimet e kërkuara për Avdylin, Shullazin dhe të tjerët

Më: 29 prill 2026 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, që lidhet me akuza për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje.

Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit.

Sipas konkluzioneve:

-Për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i reduktuar në 10 vite;

-Për Emiljano Shullazin janë kërkuar 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite;

-Për Naim Stafukën janë kërkuar 9 vite burg, i reduktuar në 6 vite;

-Për Blerim Abazin janë kërkuar 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj;

-Për Besian Xhixhën janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;

-Për Enver Divën janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;

-Për Robert Laçin janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;

-Për Gjergj Cukalin janë kërkuar 10 vite e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite burg.

-Për Viktor Imerajn janë kërkuar 10 vite burg, i reduktuar në 6 vite e 8 muaj;

-Për Satilno Bashon janë kërkuar 10 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj.

-Për Xhelal Rrajën janë kërkuar 9 vite burg, i reduktuar në 6 vite burg.

-Për Miri Brulin janë kërkuar 9 vite burg, i reduktuar në 6 vite burg.

Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat