Mori leje dhe doli nga burgu, ‘zhduket’ 49-vjeçari në Durrës

Shqipëria

Mori leje dhe doli nga burgu, ‘zhduket’ 49-vjeçari në Durrës

Më: 1 maj 2026 Në ora: 13:55
Foto ilustruese

Një 49-vjeçar ka marrë leje dhe ka dalë nga burgu i Rrogozhinës, por nuk është rikthyer më sipas afateve.

Menjëherë policia është vënë në kërkim të tij duke e lokalizuar dhe arrestuar sërish.

Njoftimi:

“Kapet shtetasi E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur.

Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit”, njofton policia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat