Konflikti me thika në Fier, i plagosuri i kishte dhënë me qira biznesin autorit! Si nisi sherri mes tyre

Shqipëria

Konflikti me thika në Fier, i plagosuri i kishte dhënë me qira biznesin autorit! Si nisi sherri mes tyre

Më: 3 maj 2026 Në ora: 13:13
Foto ilustruese

Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të diele në një lavazh në lagjen ‘15 Tetori’ në qytetin e Fierit.

Si pasojë, njëri prej tyre, Eldi Gremi ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitali Rajonal Fier, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve policore, i plagosuri është pronari i një subjekti në zonë. Ai i ka dhënë  me qira një biznes autori dhe dyshohet që shkak i konfliktit ka qenë pagesa e qiradhënies.

Ai nuk ka dhënë detaje për ngjarjen, dhe as emrin e autorit, ndaj edhe dinamika mbetet ende e paqartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat