Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve, AMP nis hetimet: Policia nuk ka reaguar ndaj denoncimeve të vazhdueshme të banorëve

Shqipëria

Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve, AMP nis hetimet: Policia nuk ka reaguar ndaj denoncimeve të vazhdueshme të banorëve

Më: 5 maj 2026 Në ora: 12:09
Nikoll Radaçi

Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një tjetër u plagos, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë, pas denoncimeve të bëra nga banorët e lagjes 15 në Durrës, në zonën e ish-Kënetës.

AMP thote se sipas pretendimeve të qytetarëve, policia nuk ka reaguar në kohë ndaj sinjalizimeve dhe denoncimeve të vazhdueshme për qarkullimin e mjeteve me shpejtësi të lartë në këtë zonë.

“Ngjarja e rëndë ka ngritur dyshime mbi reagimin e strukturave policore dhe nëse janë marrë masat e nevojshme për parandalimin e rrezikut, pavarësisht denoncimeve të mëparshme të banorëve.

AMP pritet të verifikojë nëse ka shkelje të detyrës nga ana e efektivëve të policisë dhe nëse janë ndjekur procedurat për trajtimin e ankesave të qytetarëve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përgjegjësive ligjore ndaj personave përgjegjës”, thuhet ne njoftimin e AMP.

Ndërkohë të hënën, një ditë pas aksidentit tragjik të shkaktuar nga 57-vjeçari i dehur Nikoll Radaçi, kryepolici Skënder Hita pezulloi nga detyra deri në përfundim të hetimeve zinxhirin komandues të policisë Durrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat