Xhuanës iu pre jeta në mes pasi piu fotoksinë! E motra me zemër të thyer bën thirrje për homazhe në nder të saj: Kujtimi le të mbetet gjallë nga drita e qiriut

Shqipëria

Xhuanës iu pre jeta në mes pasi piu fotoksinë! E motra me zemër të thyer bën thirrje për homazhe në nder të saj: Kujtimi le të mbetet gjallë nga drita e qiriut

Më: 7 maj 2026 Në ora: 16:42
Xhuana Nikollaj

Xhuana Nikollaj, vetëm 25 vjeç, humbi jetën tragjikisht të martën e 10 Marsit pasi konsumoi lëndë helmuese fostoksinë. Ndaj Xhuanës, e cila ishte martuar gjatë verës së kaluar, ishte ushtruar dhunë nga bashkëshorti, Eraldo Fizi. Dhimbja që ajo ka lënë pas është e madhe për familjarët e jo vetëm.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, motra e madhe e Xhuanës, Meri ka bërë thirrje për t’u mbledhur për homazhe në ndërim të saj.

“Eja ndiz një qiri. Ju ftojmë të mblidhemi për drejtësi, kujtim dhe nderim ndaj Xhuana Nikollaj. Drita e qiriut le të mbajë gjallë kujtimin”, shkruhet në videon e postuar prej Meri Nikollajt. Teksa më tej janë bërë të njohura edhe vendi edhe ora e mbajtjes së këtyre homazheve, te Obelisku në Lezhë, të dielën e datës 10, në orën 6 të pasdites.

Sipas policisë, dyshohet se dhuna e ushtruar ndaj 25-vjeçares mund të ketë qenë një nga shkaqet që e çuan atë drejt aktit fatal.  Ndërsa sipas dëshmive të personave që pretendojnë se e njihnin situatën, mes çiftit kishte pasur episode të përsëritura dhune. “Ai e ka dhunuar dhe e ka përndjekur vazhdimisht. Kishin qenë të martuar, por më pas janë ndarë. Vajza jetonte në Lezhë dhe pas ndarjes u largua drejt Tiranës, ndërsa ai e ka ndjekur edhe atje”, janë shprehur dëshmitarë për joq, ndërkohë që e reja e kishte njohur atë që kur ishin adoleshentë.

Përpara se të ndërmerrte aktin fatal 25-vjeçarja u kishte shkruar një letër prindërve të saj përmes së cilës kishte shkruar se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Ndërsa në fund të letrës së shkruar  ajo u kërkonte ndjesë nënës dhe babait të saj.

Edhe ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah të viktimës Xhuana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat