Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmet në lidhej me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, duke u shprehur i prerë se pakti do të vazhdojë ‘për sa kohë vendi fqinj do të dojë’.
Reagimi:
“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë në lidhje me një citim mashtrues të raportuar nga një media pas një interviste me ministrin e Jashtëm
shqiptar: më lejoni të përsëris, qartë dhe me shpresë njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia do ta dojë atë” shkruan Rama në reagimin e bërë.