Aksident në aksin Fier-Roskovec, përplkaset nga makina, përfundon në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit

Shqipëria

Aksident në aksin Fier-Roskovec, përplkaset nga makina, përfundon në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit

Më: 19 maj 2026 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë ne aksin Fier-Roskovec në vendin e quajtur Kuman.

Një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari, dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marre lëndime në trup.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat