"Shqipëria përfiton nga BE për infrastrukturën"/ Çoçoli: Por bizneset mbeten larg transparencës

Shqipëria

"Shqipëria përfiton nga BE për infrastrukturën"/ Çoçoli: Por bizneset mbeten larg transparencës

Më: 22 maj 2026 Në ora: 19:07
Fatos Çocoli

Eksperti i ekonomisë Fatos Çocoli foli për fondet e integrimit të Bashkimit Europian për Shqipërinë, investimet dhe problemet që pengojnë zhvillimin e tregut.

Ai u ndal te projektet infrastrukturore, duke përmendur hekurudhën Durrës–Rinas–Tiranë, që sipas tij pritet të përfundojë brenda këtij viti dhe që do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt aeroportit.

“Fondet e Bashkimit Europian jepen për projekte si hekurudhat dhe infrastruktura. Për shembull, hekurudha Durrës–Rinas–Tiranë pritet të përfundojë dhe do ta bëjë udhëtimin shumë më të shpejtë, rreth 13–16 minuta.”-tha ai.

Ai foli edhe për problematikat që sipas tij mbeten në ekonomi, sidomos informaliteti dhe mungesa e transparencës në disa biznese.

“Në treg ka ende probleme me bilance të ndryshme dhe mungesë të kuotimit në bursë. Shumë biznese shmangin formalizimin e plotë për të evituar tatimet dhe kjo ndikon në zhvillimin e tregut dhe ekonomisë.”-u shpreh eksperti.

Çocoli u ndal edhe te zhvillimi i bursës në Shqipëri, duke e konsideruar ende të pazhvilluar krahasuar me vendet e tjera dhe të penguar nga informaliteti në ekonomi.

Sipas tij, fondet e Bashkimit Europian mund të ndihmojnë në investime të mëdha, por nuk mund të zgjidhin vetë problemet strukturore të ekonomisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat