"Në fokus marrëveshja e detit"/ Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias viziton sot Tiranën! Takime me Ramën e Nufin

Shqipëria

"Në fokus marrëveshja e detit"/ Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias viziton sot Tiranën! Takime me Ramën e Nufin

Më: 25 maj 2026 Në ora: 08:59
Arkiv/ Nikos Dendias, Edi Rama

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku e presin takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Ai do të takohet fillimisht me kryeministrin Edi Rama si dhe me homologun, Ermal Nufin.

Qëllimi kryesor i vizitës është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit.

Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.

Axhenda e Dendias parashikon edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare, ndërsa pasdite një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat