Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Kardhiq-Delvinë.
Dy automjete janë përplasur më njëra-tjetrën pranë tunelit të Skërficës.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidenit.